Flash News

E-TJERA

Urdhri i MSH: Spitali Memorial i Fierit do furnizohet me barna e pajisje mjekësore nga 4 spitale rajonale

Urdhri i MSH: Spitali Memorial i Fierit do furnizohet me barna e pajisje

Ditën e djeshme Spitali Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët që kanë nevojë të marrin shërbimin spitalor, por duket se nuk i ka kapacitetet e plota përsa i përket barnave.

Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, për një periudhë prej tre muajsh, ky spital do të mbështetet nga QSUT dhe katër spitalet rajonale; i Lushnjë, i Fierit i vjetri, i Vlorës dhe ai i Gjirokastrës, të cilët do ta furnizojnë me barna dhe pajisje mjekësore.

Kjo periudhë tre-mujjore do të jetë një periudhë që do të shërbejë për mobilizimin dhe përfundimin e të gjitha procedurave ligjore apo administrative. Derisa spitali të vihet në funksion të plotë.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë specifikohet po ashtu se shpenzimet shtesë të spitaleve të përcaktuara për mbulimin e nevojave për mallra dhe shërbime esenciale të Spitalit Rajonal “Memorial” Fier, do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Urdhri i MSH: Spitali Memorial i Fierit do furnizohet me barna e pajisjeUrdhri i MSH: Spitali Memorial i Fierit do furnizohet me barna e pajisje

Të fundit