Flash News

E-TJERA

Urdhri i Prokurorisë për mediat, Burimi: Rama i druhet ndonjë skandali nga udhëtimet në TIMS

Urdhri i Prokurorisë për mediat, Burimi: Rama i druhet ndonjë

Analisti Genc Burimi ka komentuar urdhrin e Prokurorisë për publikimin e materialeve të hakeruara.

Duke folur në një lidhje me ‘Skype’ në ‘News 24’, Burimi kritikoi qeverinë për vendimin e marrë nga Prokuroria, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama i druhet publikimit të materialeve nga sistemi TIMS që zbulojnë udhëtime sekrete të tij dhe politikanëve të tjerë pranë tij. 

I druhet daljes së të dhënave në udhëtimet e TIMS. Po të marrë shembull në Francë, ku skandali ishte që Zhak Shirak udhëtonte në Japoni dhe kishte një të dashur. Dhe te ne i druhen se politikanët tanë udhëtojnë jashtë. Ku dalin, me çfarë dalin, ku i gjejnë paratë. Gjithashtu i druhet shkëmbimeve konfidenciale midis Ramës.

Mund të jenë amerikanët mbrapa Ramës, e kujtoni Ëikileaks i thonë mbaje mire më Serbinë për Ballkanin e Hapur. Ose mbaje mirë me Turqinë ti pavarësisht si është. Perëndimorët duhet të kishin dalë dhe ta kritikonin këtë vendim të qeverisë.

Është një lloj tentative për ti strukur mediat. Por mbrapa nuk asnjë sanksion të veçantë edhe nga ai nen të cilit i referohen këta Media ka si objektiv të publikojë gjithçka që ka interes për publikun. Këtë se vendos Prokurori, e vendos gjykata”, thotë analisti.

 

Të fundit