Flash News

E-TJERA

Urdhri i Prokurorisë për mediat, Fuga: Të sqarohet cilat përbëjnë sekret hetimor, media nuk ka pse trembet

Urdhri i Prokurorisë për mediat, Fuga: Të sqarohet cilat

Akademiku Artan Fuga ka komentuar urdhrin e Prokurorisë për publikimin e materialeve të hakeruara.

Duke folur në ‘News 24’, Fuga tha se Prokuroria nuk ka bërë të qartë se cilat prej të dhënave janë pjesë e hetimeve dhe sekrete hetimore.

Ai shton se gjithçka që nuk është në akt, nuk hyn në këtë urdhër dhe media nuk ka pse trembet apo mbrohet.

“Ka tre elementë, e para janë ata që duhet t’i ruajnë këto të dhëna që kur të dalin në publik t’i nxjerrin në publik mbi bazën e ruajtjes së privatësisë, e dyta nëse dalin por nuk mund t’ia kërkosh medias që është për të informuar publikun, dhe të treta ka të dhëna që qytetari i merr vesh si në formën  e atyre të inceneratorëve etj..

Vijmë në një problem tjetër që nuk është objekte i statusit tim. Prokuroria ka cituar kodin e procedurës penale, nenin 103 më duket, dhe si të thuash prokuroria nuk ndalon këto, por botimin e akteve të hetimit. Pra, ndalohen ato gjëra që janë në hetim e sipër. Është një e dhënë shumë e ngushtë me ato që quhen akte, gjithçka që nuk është në akt nuk hyn në këtë urdhër dhe media nuk ka pse trembet apo mbrohet”, deklaron Fuga.

 

 

Të fundit