Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Urdhri i prokurorisë për mediat, Unioni i Gazetarëve: Nuk mbron, por cenon lirinë informuese

Prokuroria lëshoi dje një urdhër që ndalonte mediat të publikonte të dhënat që rrodhën pas sulmit kibernetik të hakerave iranian. “Homeland Justice” publikoi një sërë informacionesh që sipas prokurorisë, klasifikohen si informacione sekret.
Bazuar në vendimin e prokurorisë, çdo media që publikon të dhëna të tillë do të procedohet penalisht.
Pas vendimit, ka reaguar Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Në një postim në Facebook, unioni del kundër vendimit të prokurorisë të njoftuar nga Policia e Shtetit duke deklaruar se një urdhër i tillë as nuk mbron dhe as parandalon cenimin e sigurisë kombëtare, por cenon e prek lirinë informuese.
Sipas unionit “ky vendim dhe paralajmërimi kërcënues për mospublikim të asnjë të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik në mediat audiovizive, të shkruara, online, rrjetet sociale apo në formë të publikimit apo transferimit të të dhënave, le vend për diskutim dhe krijon hapësirë për ndikim censurues mbi mediat dhe gazetarët.”
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë së pari, apelon për gjithë editorin shqiptar, për gazetarët dhe redaktorët e krejt spektrit multimedial në vend, të dëshmojnë përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë shërbimi publik. Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë pas vendimit Nr. 5430, të Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Reagimi i USGH:
Vendimi i Prokurorit nuk mbron dhe as parandalon, por cënon lirinë informuese
Tiranë më 20 Shtator 2022
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është njohur me vendimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022 , për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Sipas këtij vendimi, Prokuroria ndalon publikimin e çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, që ka goditur të dhënat në sistemin shtetëror shqiptar.
Vendimi i prokurorit dhe përcjellja e njoftimit zyrtar edhe nga Policia e Shtetit, krijon një moment të ri mes së drejtës dhe lirisë së publikimit dhe informimit si dhe detyrimit për respektim të një vendimi të organit të prokurorisë.
Prej këtij vendimi krijohet një situatë që vendos në pozitë të vështirë, së pari editorin shqiptar të të gjithë spektrit multimedial.
Ky vendim dhe paralajmërimi kërcënues për mospublikim të asnjë të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik në mediat audiovizive, të shkruara, online, rrjetet sociale apo në formë të publikimit apo transferimit të të dhënave, le vend për diskutim dhe krijon hapësirë për ndikim censurues mbi mediat dhe gazetarët.
Vendimi i Prokurorisë është joshterues për parandalimin apo mbrojtjen e pretenduar, nëse do të marrim në konsideratë faktin se aktualisht në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet e online-t në rajon, po qarkullojnë dhe publikohen këto të dhëna pamvarësisht vendimit të prokurorit dhe urdhërimit të Njësisë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, përrfshi edhe AMA-n dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë së pari, apelon për gjithë editorin shqiptar, për gazetarët dhe redaktorët e krejt spektrit multimedial në vend, të dëshmojnë përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë shërbimi publik. Të vlerësojnë si asnjëherë më parë, aspekte të informacioneve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe dëmtimin e qytetarëve.
Në të njëjtën kohë, UGSH vlerëson se vendimi i prokurorit të Prokurorisë Gjyqësore dhe paralajmërimi kërcënues për nisje hetimesh, përbëjnë në mos një kërcënim të drejtëpërdretë, padyshim të tërthortë, për lirinë e informimit, të fjalës dhe të raportimit. Krijon premisë të fortë për censurim dhe vetëcensurë në realitetin informues.
Inkurajimi nga ana e Prokurorisë për përfshirje në këtë monitorim të disa institucioneve, enteve publike rregulluese dhe hetim të krejt spektrit multimedial dhe komunikimeve në rrjet, janë mundësi abuzuese për kontroll dhe survejim të mediumeve.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehet kundër një praktike të tillë. Ky vendim prokurori nuk ka të bëjë me një çështje apo me një aspekt të veçantë sigurie, por tenton të përgjegjësojë ata gazetarë dhe media që përdorin informacionin “e derdhur publikisht nga “çezma” apo kompjuterat” e sabotuar të shtetit. Kjo masë nuk parandalon dhe as nuk mbron. Ky vendim, vetëm ndëshkon diçka tjetër, të drejtën profesionale që ka lidhje me lirinë themelore në shoqërinë tonë.
UGSH mbështet institucionet ligjzbatuese në vend dhe kërkon prej tyre që në kushtet e një situate kaq alarmante, të pa ngjarë më parë, të kërkojnë dhe vendosin para përgjegjësisë ato institucione dhe ata individë që kanë detyrimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumentacionit apo informacionit zyrtar në vend.
Zyra Informuese
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38