Flash News

E-TJERA

Urdhri i Ramës, bizneset në Korçë protestojnë: Përkrahim ligjin, por themi edhe poshtë diktatura

Urdhri i Ramës, bizneset në Korçë protestojnë:

Pronarët e bizneseve në Korçë që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë pedonales, kanë protestuar me nëj mënyrë simbolike.

Në xhamat e një biznesi janë vendosur pankarta me mesazhe në shenjë revolte ndaj urdhrit të Ramës, për të liruar hapësirat publike.

Ata kanë shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë për mungesën e dialogut dhe njoftimin e vonuar nga institucionet.

MESAZHET:

 “Nuk jemi zaptues, por taksapagues – duam dëmshpërblim!”

“Pse njoftohemi vetëm 4 ditë para dhe në mes të sezonit?”

“A ka partneritet pa konsultim? Bizneset tona nuk janë armiku juaj.”

“Kërkojmë shtyrje të afatit deri në fund të sezonit turistik.”

“Përse kjo arrogancë, përse kjo prepotencë? Pse ky diktat?”

“Ku fshihet qëllimi real? Doni të na zboni nga Shqipëria?”

“Përkrahim ligjin dhe themi rroftë ligji, por themi edhe poshtë diktatura.”

Ky reagim vjen në një periudhë kur aktiviteti turistik është në kulmin e tij dhe shumë prej këtyre bizneseve bazojnë të ardhurat vjetore pikërisht në këtë sezon.

Ata kërkojnë jo vetëm shtyrjen e afatit, por edhe një proces të drejtë dhe të bazuar në komunikim të hapur me institucionet.

Të fundit