Flash News

E-TJERA

Urdhri i SPAK për mediat, gazetari: Të hetojë nga rrjedhin informacionet

Urdhri i SPAK për mediat, gazetari: Të hetojë nga rrjedhin

SPAK i ndaloi gazetarëve publikimin e çdo informacioni që lidhet me dëshmitë e dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, deri në përfundim të hetimeve.

Çdokush që e shkel urdhrin në fjalë do të dënohet deri në 6 vite burg.

Për studion e “Sot” në Euronews Albania, gazetari Poli Hoxha tha se ndryshe nga urdhri, SPAK duhet të bëjë një hetim se nga rrjedh informacioni. Hoxha tha se rrjedhja e materialeve nga SPAK ka filluar kohë më parë dhe se deformon hetimet.

“Ata duhet të thoshin se po kryhet një hetim për daljen e këtyre dokumenteve. Detyra e SPAK-ut është të ruajë hetimin dhe garancinë e hetimit, pasi me rrjedhjen e informacioneve prishen hetimet dhe provat”, tha Hoxha.

Të fundit