Flash News

E-TJERA

Urdhri i SPAK, Policia e Shtetit shkon për ta arrestuar, Adriatik Llalla nuk gjendet në banesë

Urdhri i SPAK, Policia e Shtetit shkon për ta arrestuar,  Adriatik Llalla

Pasi u dënua me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, policia shkon në banesë ish prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llallës në ‘Rrugën e Elbasanit’.

Policia ka shkuar në shtëpinë e Llallës për të bërë të mundur arrestimin e tij si dhe për të ushtruar kontroll në banesë.

Urdhri i SPAK, Policia e Shtetit shkon për ta arrestuar,  Adriatik Llalla

Pas kontrollit dhe kryerjes së procedurave standarde, Adriatik Llalla nuk u gjet në banesë. 

Kontrolli në banesën e Llallës në ‘Rrugën e Elbasanit’ në Tiranë zgjati disa minuta, ndërsa policia u largua pa dhënë asnjë prononcim për mediat.

Kërkimet policore për Llallën vijojnë dhe pritet që të shpallet zyrtarisht në kërkim.  

Kujtojmë se Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke e bërë kështu zyrtarin e parë të lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. 

Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg ish-Prokurorin për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, gjithashtu i hiqet e drejta për 5 vjet nga ushtrimi i posteve publike, si dhe konfiskimin e disa pasurive.

Po ashtu atij do t’i konfiskohen edhe disa prona të vëna paraprakisht nën sekuestro 4 sipërfaqe toke, gjithsej 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Pas këtij vendimi ka reaguar SPAK, që përmes një njoftimi për mediat i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të bëjë të mundur arrestimin e Llallës.

Kujtojmë se Llalla nuk ishte i pranishëm në seancë pasi sipas avokatit vuan nga probleme shëndetësore dhe po kurohet.

Megjithatë mundësitë janë që Llalla të jetë larguar jashtë vendit, ndonëse kjo do të kuptohet pas kontrollit nga policia në shtëpinë e tij e ngarkuar nga SPAK për arrestimin e ish-kryeprokurorit.

 

Të fundit