Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Uria' italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

"Mos shkoni atje se ju ha arusha”. Kjo është "këshilla” që na japin katër burrat, të cilët takojmë në qendër të fshatit Lekbibaj, në Tropojë. Destinacioni ynë përfundimtar është Vrana e Madhe, aty ku rreth dy vite më parë disa banorë denoncuan prerjen pa kriter të pyjeve në fshatin e tyre.
Në masakrën mjedisore të ndodhur me pyjet shqiptare në tri dekadat e fundit, Tropoja është një ndër zonat ku kanë mbetur ende pemë ahu, me vlerë të madhe për ata që merren me përpunimin e drurit.
"Janë i vetmi mjet mbijetese, në një zonë që nuk ofron asnjë mundësi punësimi dhe nga ku shumica kanë emigruar”- nxitojnë të sqarojnë banorët.
Rrugës për në Lekbibaj ndeshim kamionë të ngarkuar plot e përplot me trungje pemësh me diametër të gjerë, drurë që sipas inxhinierëve të pyjeve, janë më të përshtatshmit për përpunim mobiljesh apo produktesh të tjera drusore. Ndërsa në Vranë të Madhe, shtigjet e hapura nga kamionët dhe gjurmët e freskëta ose të vjetra të prerjeve masive, nuk fshihen dot.
Thuajse e njëjta situatë është edhe në juglindje të vendit. Në Polis-Guri i Zi-Valamar, pranë Pogradecit, në fshatrat përreth, si Bishnica, sa më lart të ngjitesh, aq më të zhveshura janë malet.
Bledi Hoxha, biolog pranë organizatës mjedisore PPNEA, punon në zonë prej vitesh. "Në terren shohim kamionë që vijnë këtu për të prerë drurët e fundit me vlerë që kanë mbetur. Ka pasur raste që jemi përballur me njerëz që kryejnë aktivitetin e paligjshëm, të cilët shpesh bllokojnë edhe rrugën derisa ngarkojnë të gjitha trungjet” – thotë ai.
Abuzime edhe nga firmat e licensuara
Pavarësisht se Shqipëria ka miratuar me ligj moratoriumin e pyjeve që prej vitit 2016, i cili ndalon prerjen e pyjeve për qëllim biznesi deri në vitin 2026 dhe lejon vetëm shfrytëzimin e pyjeve për dru zjarri, për familjet dhe institucionet publike si shkolla dhe kopshte, në terren – në zonën e Lezhës, të Librazhdit, të Shkodrës e thuajse në të gjithë vendin, gjen kantierë të shumtë sharrash, të cilët në shumicën e rasteve nuk rezultojnë as të regjistruar si biznese dhe operojnë në informalitet të plotë.
Por edhe ata që janë të licensuar nga institucionet për të prerë dru zjarri, abuzojnë.
"Ata ngarkojnë kamionët e tyre me ahun më cilësor, atë të cilësisë së parë. Dhe gjëja më e tmerrshme është se parcelat për të cilat kanë lejen për t'i prerë, nuk preken, ndërsa parcelat me drurin më cilësor, priten masivisht. Nuk ndiqet asnjë rregull.
Presin çfarë u pëlqen, atë që ju hyn në punë” – shprehet i revoltuar Ahmet Mehmeti, inxhinier pyjesh me eksperiencë, i cili pak javë para nisjes së moratoriumit, u sulmua në terren bashkë me kolegë të tjerë dhe një ekip gazetarësh, teksa po raportonin për masakrën pyjore në Stravaj të Librazhdit.
Përgjegjësia nis nga pushteti vendor
Në përplasjen e dy viteve më parë të banorëve së zonës së Vranës së Madhe me bashkinë Tropojë, vendasit pretendonin se në pyllin e tyre, ku kryesisht gjenden pemë ahu, pritej pa kriter, duke shfrytëzuar licensën për prerje për dru zjarri.
Sipas ligjit shqiptar, pushteti vendor është autoriteti që menaxhon dhe kontrollon aktivitetet në fondin pyjor, ku përfshihet edhe shfrytëzimi i pyjeve.
"Kemi raste sporadike të prerjeve të paligjshme të pyjeve, por nuk mund të themi që është fenomen i përhapur” – thotë Pjetër Imeraj, administrator i komunës Lekbibaj. Ai i përgjgjet interesit tonë për të ditur më shumë se si funksionon licensimi i kompanive që kanë të drejtën për prerjen e druve të zjarrit.
"Ne si komunë i paraqesim bashkisë së Tropojës nevojat që ka zona për dru zjarri gjatë stinës së dimrit. Nuk e përcaktojmë ne se kush vjen dhe pret” – thotë Imeraj. Pyetjes nëse kompanitë e licensuara janë të zonës apo vijnë nga Tirana, ai i përgjigjet nën zë: "nga Tirana” pa përmendur emër kompanie apo pa e zgjatur më shumë me detajet.
Përmes një kërkese zyrtare që i drejtuam Bashkisë Tropojë në lidhje me pretendimin e banorëve, ajo u përgjigj duke thënë se "Bashkia Tropojë nuk licenson asnjë kompani për dru zjarri, por procesi bëhet përmes tenderimit”. Sipas përgjigjes zyrtare, vëllimi drusor i përdorur për periudhën 2020-2024 ka qenë 8489 m3 dhe se ahu është ndër llojet e drurëve që janë prerë.
Tendera me vetëm një pjesëmarrës
Në lidhje me kontratën e firmosur me kompaninë fituese të tenderit, "Alxhef shpk” bashkia rekomandoi që të bazoheshim tek kontrata e publikuar në faqen e Prokurimeve Publike. Në këtë faqe, ajo çka bie në sy është fakti se në rastet kur kompania është futur në garën për tender në Bashkinë Tropojë, nuk ka pasur kompani tjetër konkurrente në garë.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, tenderat me vetëm një pjesëmarrës janë gjithmonë flamur i kuq.
"Në vitet 2022-2023 jemi përzgjedhur për të furnizuar me dru zjarri shkollat dhe institucionet në varësi të bashkisë së Tropojës. Kemi zbatuar gjihçka parashikon kontrata dhe kemi prerë vetëm pemët e rrëzuara dhe ato të thara. Deklaroj me përgjegjësi të plotë që nuk kemi prerë apo transportuar lëndë drusore përtej asaj për të cilën jemi kontraktuar nga bashkia e Tropojës” – thotë Xhafer Fiora, pronar i kompanisë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania "Alxhef Shpk” vepron prej rreth 20 vitesh në treg, regjistruar si biznes për përpunimin e materialeve të drurit, import-eksportin e lëndës drusore si dhe prodhimin e mobiljeve. "Ne nuk jemi të specializuar për prodhimin e mobiljeve” – deklaron Fiora. Ai shton se para vitit 2016 nuk ka pasur kontrata për shfrytëzimin e pyjeve.
Por sipas një tjetër regjistrimi në QKB, Fiora rezulton administrator i mëparshëm i kompanisë "Fjora”, e regjistruar në vitin 1995 dhe me objekt biznesi për ndërtim dhe shërbime të tjera, dhe në vitin 2009 me objekt të ndryshuar biznesi, atë të shfrytëzimit të pyjeve, tregtimin, prodhimin dhe import-eksportin e të gjitha llojeve të lëndëve të para të drurit.
Treg europian dhe amerikan
Klienti kryesor tek i cili "Alxhef shpk” transporton lëndë drusore për mbi 10 vite është "Minelli S.p.a”, pjesë e "Minelli Group”, kompani italiane e krijuar që nga viti 1937, e cila prodhon produkte druri të llojeve të ndryshme por është veçanërisht e njohur për kasat dhe qytat prej druri luksoze të armëve, produkte të cilat shiten në tregun europian dhe eksportohen edhe në tregun amerikan.
Marrëdhënia e tyre tregtare ka nisur në vitin 2012, bashkëpunim i cili, sipas kompanisë "Minelli S.p.a” nisi sepse kostoja e ulët e fuqisë punëtore në Shqipëri ishte më tepër konkurruese se vendet e tjera të rajonit.
Kompania thotë se nuk ka qenë në dijeni të akuzave të banorëve në Tropojë dy vite më parë, dhe se moratoriumi nuk i ka ndryshuar dinamikat e bashkëpunimit me "Alxhef shpk”.
"Ne dimë që Alxhef importon nga Mali i Zi dhe Kosova, sepse disponojmë materialet e nevojshme që na nevojiten për regjistrimin e EUTR 995/2010. Më vonë Alxhef nisi të furnizohet edhe nga Greqia” – thotë Marcello Minelli, përfaqësues i kompanisë.
Edhe "Alxhef shpk” thotë se importon nga shtete si Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Greqia dhe se "Minelli S.p.a”-në e furnizon kryesisht me doreza furçash të përmasave të ndryshme dhe pjesën tjetër me pelete druri ahu.
Italia destinacioni kryesor
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave druri dhe produktet drusore janë një zë i qëndrueshëm i eksporteve shqiptare. Sipas këtyre të dhënave, që i referohen periudhës kohore 2012-2023, tendenca e drurit të eksportuar ka pësuar rënie të lehtë por kryesisht për qymyr-drurin. Ndër vite Italia ngelet shteti ku Shqipëria dërgon numrin më të madh të prodhimeve të drurit dhe letrës për eksport, sipas INSTAT.
Sipas OEC, databazës online të aktiviteteve ekonomike që përpunon të dhëna nga e gjithë bota, Shqipëria ka një histori të vjetër eksportesh me Italinë në periudhën e pas-tranzicionit, duke nisur nga viti 1995. Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2015, një vit para hyrjes në fuqi të moratoriumit, Shqipëria ka eksportuar dru dhe prodhime druri me vlerë tregu rreth 21 milionë euro, ku 71.7% e të gjithë sasisë së eksportuar shkonte në Itali. Pjesën më të madhe e zinin qymyr- druri, druri për mobilje dhe druri i sharruar.
Italia mbetet vendi i parë i eksporteve të drurit deri në vitin 2023, ku pas hyrjes në fuqi të moratoriumit vihet re një rënie e sasisë së eksportuar të qymyr-drurit por ngelet thuajse e njëjtë sasia e drurit të sharruar dhe drurit teknik.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk vuri në dispozicion asnjë të dhënë në lidhje me import-eksportet e 10-vjeçarit të fundit, përfshirë këtu edhe kodet doganore për llojin e drurit të eksportuar.
Neglizhenca italiane në zbatimin e legjislacionit europian
Rregullorja e Bashkimit Europian për lëndën drusore, EUTR, hyri në fuqi në vitin 2013 për të luftuar aktivitetin e paligjshëm të drurit dhe nënprodukteve të tij. Vendosja e EUTR në teori nënkupton ndalimin e hyrjes së drurit të paligjshëm në tregun e BE-së. Dhjetë vite më vonë, në 2023-in, BE miraton një tjetër rregullore, këtë herë të quajtur Rregullorja e BE-së për Shpyllëzimin, EUDR, e cila ka nisur zbatimin në terren.
EUTR parashikon që çdo sasi druri, prodhuar në BE ose importuar në BE, duhet të ketë të bashkëngjitur një dokumentacion të zgjeruar, përfshirë origjinën e drurit, pra burimin dhe llojin e tij.
Ekspertë të EUTR/EUDR në Itali thonë se rregulloret kanë më shumë forcë morale se sa ligjore.
Davide Pettenella, profesor i ekonomisë pyjore në universitetin e Padovës dhe njëkohësisht ish-konsulent i FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) në zonën e Ballkanit, thotë se "Shqipëria përbën një rast unik, sepse është i vetmi vend nën efektin e moratoriumit dhe një pjesë e konsiderueshme e pyjeve, sidomos ato me vlerën më të madhe, janë pronë publike, tradicionalisht e menaxhuar përmes planeve të menaxhimit”. Ky kombinim, sipas tij, "favorizon përhapjen e rasteve korruptive”.
Sipas tij, EUDR nuk do të ndalonte veprimtarinë e paligjshme në rastin e Shqipërisë, sepse sistemi funksionon kur bëhet fjalë për dru të gjurmueshëm dhe të ligjshëm, por në një rrjet korrupsioni, që nis nga prerja e paligjshme, kontrollet në pikat doganore, në matjet, shitjet dhe eksportet, është thuajse e pamundur.
Ndërkohë, burime nga policia pyjore italiane pranojnë se veprojnë kryesisht përmes kontrollit të dokumentacioneve dhe dalin në terren për kontrolle të rastësishme çdo dy vjet.
Një burim konfidencial, prej vitesh në sektorin e ndërtimit, thotë se "druri vjen në Itali me një dokumentacion ku origjina e drurit është e falsifikuar. "Hyn këtu me dokumente bullgare ose greke ose nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe trajtohet si mall i importuar brenda Europës. Sipas mendimet tim, në Itali nuk kanë informacion, nuk pyesin ose nuk u intereson, sepse atyre u nevojitet vetëm që të blejnë dru dhe të prodhojnë me të parkete dhe mobilje”.
Deklarimet e dhëna nga burimi në kushtet e anonimatit nuk u provuan dot gjatë këtij hulumtimi, edhe për shkak të refuzimit të dhënies së informacioneve zyrtare nga autoritetet lokale dhe qendrore në Shqipëri dhe Itali.
Moratoriumi shqiptar nuk mjafton
"Në 20 vitet e fundit Shqipëria ka humbur përafërsisht rreth 33% të biomasës drusore” – thotë Abdulla Diku, inxhiner pyjesh që prej vitesh studion në terren situatën në pyjet shqiptare. Sipas tij, piku i masakrës mjedisore në pyjet e vendit ka ndodhur në vitin 2011, por vijon ende.
"Në të shkuarën kemi pasur 80 milionë metër kub vëllim pyjor ndërsa tani kemi rreth 53-54 milionë m3, si pasojë e prerjeve të paligjshme dhe zjarreve” – thekson inxhinier Diku, duke iu referuar të dhënave zyrtare të institucioneve.
Edhe për "Global Forest Watch”, strukturë ndërkombëtare që monitoron pyjet anembanë botës, Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet më problematike përsa i përket humbjes së sipërfaqeve pyjore si pasojë e prerjeve të paligjshme dhe zjarreve. Në raportin e fundit të GFW evidentohet se në 20 vitet e fundit "Shqipëria ka humbur 6.5 % të sipërfaqes totale të mbuluar nga pyjet”.
Problemet me menaxhimin e moratoriumit të pyjeve evidentohen edhe ne raportin e vitit 2024 të Bashkimit Europian për progresin e Shqipërisë në reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit.
"Mbeten shqetësuese zbatimet e pamjaftueshme të ligjeve për prerjen e pyjeve. Pavarësisht moratoriumit të pyjeve, situata vijon të mbetet e pakontrolluar” – thuhet në njoftim.
Vetëm për vitin e kaluar, në kuadër të fondeve që u jepen shteteve në procesin drejt anëtarësimit në BE, ky i fundit i dha Shqipërisë fondin prej 67.35 milionë eurosh për t'u përdorur në shumë fusha, si lufta kundër korrupsionit, qeverisja vendore, mbrojtja e pyjeve e shumë të tjera të cilat konsiderohen me rëndësi të veçantë.
BE: Shqipëria, larg energjisë së rinovueshme
Megjithatë, në Kapitullin e Mjedisit, Bashkimi Europian vijon të ketë pakënaqësi ndaj Shqipërisë. Ambicia europiane e dekarbonizimit - për të lënë pas energjinë e prodhuar nga lëndët djegëse dhe për të prodhuar vetëm energji të pastër përmes energjisë së burimeve të erës dhe diellit - duket të jetë shumë larg situatës në Shqipëri.
Pyjet gëzojnë fuqinë natyrale për të përthithur dioksidin e karbonit përmes fotosintezës dhe depozituar atë në pemë, tokë dhe pjesë të tjera të ekosistemit, duke realizuar atë që njihet si sekuestrimi i karbonit. Shpyllëzimi nuk e ndihmon procesin.
"Niveli i uljeve të emetimeve të planifikuara për periudhën 2021-2030 në Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës nuk rezultoi i azhurnuar në vitin 2024. Ky plan mbështetet thelbësisht në sekuestrimin e karbonit nga pyjet, por ka masa dhe mjete shumë të kufizuara për të mbrojtur dhe menaxhuar pyjet” - thuhet në raport. /DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38