Flash News

E-TJERA

Urimi për kreun e ri të SPAK, Lubonja: Amerikanët sot shprehën si rrezik kartelet e drogës dhe krimin

Urimi për kreun e ri të SPAK, Lubonja: Amerikanët sot

Analisti Fatos Lubonja komentoi mbi rolin e kreut të ri të SPAK, sic është lufta ndaj korrupsionit dhe vënia para përgjegjësisë e zyrtarëve të korruptuar.

I ftuar në News 24, Lubonja tha se raste si 'Balluku' e cila po hetohet për pabarazi në tenderin e tunelit të Llogarasë, tregojnë se është një rreth shumë më i gjerë që hyn, jo vetëm korrupsion pasiv

Fatos Lubonja: Bëj pjesë ndër ata që kam ngulmuar që atij që quhet rrethi i krimit që nuk përfshin vetëm një person që hetohet dhe disa akte korruptimi, apo pabarazi në tendera si Balluku, po është një rreth shumë më i gjerë që hyn, jo vetëm korrupsion pasiv.

Sepse ka dhe korrupsion aktiv. Me kë e kanë bërë korrupsion? E dimë shumë mirë që një pjesë e parave kanë shkuar për të korruptuar individë, vjedhjen e votës. Rreth i gjerë që mbyll, dhe SPAK ka marrë segmente. Këto segmente i kanë inkurajuar me shpresën se do mbyllet rrethi, te Rama. Por a do shkojë me vërtetë aty?

Shumë thonë janë amerikanët prapa. Këto amerikanë janë ata që ishin apo janë ata tani me qasje tjetër. Më bëri përshtypje deklarata e ambasadës sot, kur  u shpall Berisha non grata ishte rrezik korrupsioni, sot flitet për rrezik të krimit dhe trafikut të drogës. Sa është ky SPAK i kontrolluar. Dumani mund të ishte një fillim, por nëse standardi do rrijë te Dumani nuk e dijë sa do e luftojë krimin.

Të fundit