Flash News

E-TJERA

Ursula von der Leyen vizitë në Shqipëri më 23 tetor

Ursula von der Leyen vizitë në Shqipëri më 23 tetor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri më 23 tetor.

Siç njofton Komisioni Europian, Von der Leyen do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe do të mbajë një fjalim në ceremoninë e përurimit të Kolegjit të Europës në Tiranë.

Një ditë më pas, Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas do të niset për në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.

 

Të fundit