Flash News

E-TJERA

Ushtaraku qëlloi me armën e shërbimit, si ndodhi plagosja në Vlorë; 34-vjeçari tentoi t'i vriste vëllain

Ushtaraku qëlloi me armën e shërbimit, si ndodhi plagosja në

Policia ka dhënë detaje nga plagosja që ndodhi dje në Vlorë.

Sipas policisë, shtetasi E. H. i është afruar automjetit me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë shtetasit K. M. dhe B. A., dhe ka tentuar ta vrasë me thikë shtetasin K. M, vëllai i ushtarakut.

Në këtë moment ka ndërhyrë, shtetasi E. M oficer ushtrie, i cili ka plagosur me armën e shërbimit shtetasin E. H.

Policia ka sekuestruar armën dhe thikën.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan shtetasit:

- E. M., 27 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të dy banues në Vorë. 

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H. i është afruar automjetit me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë shtetasit K. M. dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin K. M. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M. (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, shtetasin E. H.      

Shtetasit K. M. dhe E. H. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë. 

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit