Flash News

E-TJERA

Ushtronte aktivitet pas orarit të kufizimit, gjobitet me 1 mln lekë pronari i subjektit, procedohen 2 persona

Ushtronte aktivitet pas orarit të kufizimit, gjobitet me 1 mln lekë

Policia ka gjobitur me 1 milionë lekë gjobë pronarin e një subjekti pasi u konstatua se ushtronte aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Ndërkohë janë proceduar penalisht dy shtetas për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ për shkelje, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Njoftim i plotë:

DVP Vlorë

U konstatua duke ushtruar aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet  me masë administrative, pronari i një subjekti.

Në pranga edhe dy shtetas, për vepra te ndryshme penale.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë.

 

Të fundit