Flash News

E-TJERA

Dhunuan bashkëshortet, arrestohen 3 persona në Tiranë

Dhunuan bashkëshortet, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia ka arrestuar 3 persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit