Flash News

E-TJERA

Uzurpimi i bashkive, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër ndërkombëtarëve: Demokracia lokale në Shqipëri ka rënë!

Uzurpimi i bashkive, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë ka reaguar sërish pas ndërhyrjeve të kryeministrit Rama në qeverisjen e pushtetit vendor.

Shoqata i është drejtuar me një letër Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës. Në letër, theksohet se Rama pavarësisht shqetësimeve të përsëritura “vazhdon pa pushim të uzurpojë pushtetet dhe të zhveshë përgjegjësitë nga këshillat bashkiake dhe kryetarët e bashkive të zgjedhura”.

Shoqata i rendit ndërhyrjet e Ramës nga bashkia Vlorë, më tej tek shkarkimet dhe emërimet e imponuara, e deri tek Bashkia e Tiranës ku së fundmi, kërkoi po ashtu shkarkimin e nënkryetarëve.

“Rama ka urdhëruar që emërimet dhe rekrutimet e reja në bashki të bëhen nga grupe pune të përbëra nga ministra dhe deputetë, duke e shndërruar kështu qeverisjen vendore në një zgjatim të degës ekzekutive dhe duke anashkaluar të gjitha kompetencat ligjore të institucioneve lokale. Kjo përbën një shkelje flagrante të parimit të ndarjes së pushteteve, duke e vendosur një segment të rëndësishëm të administratës publike, e cila duhet të jetë e pavarur dhe në shërbim të qytetarëve, nën kontroll të plotë politik”, thuhet në deklaratë.

Shoqata kundërshton edhe krijimin e të ashtuquajturës “Akademi e Qeverisjes Vendore, një entitet i pacertifikuar si OJQ, pa ekuivalent rajonal ose të BE-së, që mandaton kontribute financiare nga bashkitë”.

Në mbyllje të letrës, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë i bën thirrje publikut, medias së lirë dhe organizatave ndërkombëtare të mbikëqyrjes demokratike të reagojnë kundër kësaj praktike autoritare, e cila thellon degradimin institucional dhe përshpejton centralizimin e rrezikshëm të pushtetit në duart e një individi të vetëm.

Të fundit