Flash News

E-TJERA

Vajza e Donald Trump ka vizituar Shqipërinë në fund të korrikut, Tare: Qëndruan disa ditë, askush s'i njohu

Vajza e Donald Trump ka vizituar Shqipërinë në fund të

Shqipëria është kthyer një atraksion turistik për të huajt, të cilët e vizitojnë kryesisht gjatë verës.

Mes turistëve këtë verë ka qenë edhe Ivanka Trump, vajza e ish presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Jared Kushner. Ky fakt është bërë i ditur në emisionin Opinion, përmes fotove të siguruar nga Auron Tare, nga këshilli Shkencor për Pasuritë Nënujore, UNESCO, i cili i ka shoqëruar gjatë pushimeve. 

Sipas Tares, e bija e Trump e shoqëruar edhe nga Nasser bin Ghanim Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, si dhe persona të tjerë qëndruan në Shqipëri disa ditë dhe vizituan disa pika kryesore turistike si Butrintin, Sazanin, kishën e Leusit në Përmet etj.

“Ishte një vizitë private. Ata qëndruan 5-6 ditë në Shqipëri. Kanë ardhur për Shqipërinë përmes një mikut tim.  

Ata zbritën në Tiranë dhe e bënë me jaht bregdetin nga kepi i Rodonit, Palermo, pra në jug. Përshkuam Sazanin, i cova në Qeparo. Nuk i njihte njeri kudo që shkuan. Bëmë fluturim me helikopter për ne Leus në Përmet. Ishte koha e flakëve se një pjesë e malit digjej”, tha Tare.

Vajza e Donald Trump ka vizituar Shqipërinë në fund të

Vajza e Donald Trump ka vizituar Shqipërinë në fund të

Vajza e Donald Trump ka vizituar Shqipërinë në fund të

Të fundit