Flash News

E-TJERA

Vajza e Lasgush Poradecit denoncon publikisht vjedhjen e pronës: 32 vjet në pritje të drejtësisë

Vajza e Lasgush Poradecit denoncon publikisht vjedhjen e pronës: 32 vjet

E bija e gjeniut të letrësisë shqipe, Lasgush Poradeci, Maria ka denoncuar publikisht  vjedhjen e pronës.

Përmes rrjetetve sociale ajo e cilëson vjedhjen të dyfishtë, sipas asj fillimisht nga individë privatë dhe më pas nga vetë shteti.

Në qendër të konfliktit është një sipërfaqe toke në zonën e lulishte “1 Maji” në Pogradec, vetëm tre metra larg një lokali që, sipas saj, ka përfituar padrejtësisht pronën. Dokumentet e pronësisë datojnë që nga koha e Mbretit Zog, ndërsa vendimet gjyqësore të fituara në tre shkallë i japin të drejtën për parablerjen e pjesës së diskutueshme. Por pavarësisht vendimeve, ajo thotë se drejtësia nuk zbatohet, sepse e ka blerë “paraja”.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta, por një komentues e ka përmbledhur dramën me një citim të fuqishëm nga Umberto Eco, një nga mendimtarët më të shquar të shekullit 20. 

“Kur ligji nuk gjen zbatim, s’ka shtet, dhe kur s’ka shtet sundojnë barbarët.”

Vajza e Lasgush Poradecit denoncon publikisht vjedhjen e pronës: 32 vjet

 

 

Të fundit