Flash News

E-TJERA

Vajza e Niko Peleshit: Jam e bija e ministrit por kam zero lekë në bankë. Kam punuar edhe në Call Center

Vajza e Niko Peleshit: Jam e bija e ministrit por kam zero lekë në

Vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia ka folur për financat e saj.

E ftuar në emisionin 'Glamour Zone', Peleshi tha se ka zero lekë në llogari bankare dhe se ka punuar së fundmi edhe në Call Center për të siguruar të ardhurat e saj.

Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: I gjithë publiku është kurioz për diçka: A ke punuar ndonjëherë ti moj vajzë?

Aleksia Peleshi: Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale.

Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.

Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon. 

Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj. 

Të fundit