Flash News

E-TJERA

Vajza e Trump vjen sërish me pushime në Shqipëri, ku u pa këtë herë

Vajza e Trump vjen sërish me pushime në Shqipëri, ku u pa

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka ardhur në Shqipëri për disa ditë pushimesh.

Ajo është parë  në ambientet e "Demi Hotel" në Sarandë.

Siç duket edhe nga foto, ajo ishte veshur me një fustan me lule, mbante një çantë dhe kapele kashte dhe duket se po kalon disa ditë relaksi me miqtë e saj.

Një foto të saj e ka postuar edhe Ildiko Varga, e cila po kalon pushimet ne jug të Shqipërisë me ambasadoren e ëorld union of small and medium enterprises dhe avokaten Etleva Haka.

Varga është presidente e Varga Crystal Factory dhe mikeshe e Trump, e cila rastisi të takohen me Ivanka-n në të njëjtin hotel në Sarandë, siç kuptohet edhe nga postimi i saj në rrjetet sociale.

Vajza e Trump vjen sërish me pushime në Shqipëri, ku u pa

 Ildiko gjithashtu është themeluese e fondacionit gratë për Trump dhe ka marrëpjesë aktive në fushatën e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanka vjen në Shqipëri. Ajo ka ardhur edhe në gusht të 2021-shit me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Vajza e Trump vjen sërish me pushime në Shqipëri, ku u pa

Të fundit