Flash News

E-TJERA

“Vajza ime është viktimë e politikës”, flet babai i Enkelejda Hoxhës: La në burg djalin e deputetit

“Vajza ime është viktimë e politikës”, flet

Babai i gjyqtares Enkelejda Hoxhës ka qënë i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e KLGJ-së, e cila shtyu për në 4 mars seancën për Hoxhën.

Pas përfundimit të seancës, ai dha një prononcim për gazetarët, ku u shpreh se vajza e tij është arrestuar pa fakte dhe se e bëntë detyrën me përkushtim.

Ndër të tjera, i ati i Hoxhës tha se arrestimi ishte politik, pasi vajza e tij ka dënuar djalin e një deputeti.

“Jam këtu për të dëgjuar nga afër situatën e vajzës sime e cila është më e përkushtuara, më e afta në detyrë, shkon në të gjitha rrethet e veriut dhe zëvendëson gjyqtarët. Asnjë fakt, asnjë argument, veç trillim. Si ka mundësi që me para se kapën në dorë, kapen pas një filmi, pse e hodhe firmën ti. Si mos ta hedh unë firmën kur e kanë bërë hartim për 10 drejtori i burgut, infermieri i burgut. Vajza ime as është marrë dhe as i shkon mendja kurrë, Edison Harizi shkaktoi vdekje në Durrës dhe në Vlorë, pse shkoi deri në atë shkallë, Admir Tafili u çua në Krujë, pse këto transferime i bëri vajza ime.

Është vajza më punëtore, fëmijët nuk e shihnin as në mëngjes kur zgjoheshin dhe as kur flinin në darkë. Si ka mundësi kryeministri që betohet për këtë gjyqtare, se la në burg djalin e deputetit se i takonte. Si ka mundësi që të ndërhysh ti, shoqja e vajzës sime është këshilltare në Gjykatën e Lartë, vetëm se liroi djalin e deputetit. Hyni dhe shihni se çfarë bëhet te burgjet, si ka mundësi kur vendimi qenka i saktë, dhe ti nuk hyn që ta analizosh. Inspektori i Lartë i Drejtësisë mos t’iu hedhi livando burgjeve, a jepet një masë sigurimi me arrest shtëpie? “, tha i ati i saj.

Të fundit