Flash News

E-TJERA

Vajza qëllon me thikë babain në Vlorë

Vajza qëllon me thikë babain në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, pas një konflikti në familje.

Vajza ka qëlluar me thikë babanë e saj 74-vjeçar duke e lënë të plagosur. I ati është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar 43-vjeçarja.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babanë e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit