Flash News

E-TJERA

Vakanca e 7-të në Gjykatën Kushtetuese, KED interviston kandidaten Sonila Bejtja

Vakanca e 7-të në Gjykatën Kushtetuese, KED interviston
Sonila Bejtja

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet për plotësimin e vakancës së 7-të në Gjykatën Kushtetuese. Sot do të intervistohet kandidatja Sonila Bejtja.

Në njoftimin e KED-së thyhet se mbledhja do të mbahet në orën 10:00, ku do të bëhet shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës.

Në rend dite do të jetë dhe procedura për Altin Binajn, procedurë e cila u ndërpre seancës e kaluar.

Të fundit