Flash News

E-TJERA

Vakanca e shtatë në ‘Kushtetuese’, KED i dërgon Metës emrin e Sonila Bejtes

Vakanca e shtatë në ‘Kushtetuese’, KED i dërgon
Zhaklina Peto dhe Sonila Bejtja

Këshilli i emërimeve në Drejtësi i ka dërguar presidentit emrin e Sonila Bejtes, për plotësimin e vakancës së shtatë në Gjykatën Kushtetuese.

"KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e saj në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësimit të njohurive në gjuhën angleze. Pas përfundimit të intervistimit të kandidates, KED vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve bëri pikëzimin e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe miratoi vendimin përkatës.

KED vijoi me miratimin e vendimit mbi listën përfundimtare të renditjes dhe raportit përkatës, i cili do t’i dërgohet menjëherë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë", njofton KED.

Me emërimin e Sonila Bejtes, Gjykata Kushtetuese bëhet me shtatë anëtarë. Për këtë vakanca të krijuar nga Besnik Muçi, kandidonte edhe Zhaklina Peto, por përfundoi procedurën për shkak të tërheqjes. Në disa media, Peto ka deklaruar se nuk është tërhequr nga gara.

 

Të fundit