Flash News

E-TJERA

Vakanca në ‘Kushtetuese’, KED lejon kandidimin e Arta Markut dhe ish-kreut të KLP-së

Vakanca në ‘Kushtetuese’, KED lejon kandidimin e Arta Markut

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku.

Dakordësinë për vazhdimin e kandidimit e ka marrë edhe ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi. Arta Marku dhe Gent Ibrahimi kandidojnë për vakancën e shpallur nga presidenti.

Kandidatja Elida Take është përjashtuar nga gara për Gjykatën Kushtetuese.

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi  pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin nga kandidat e përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi lejimin e kandidimit dhe vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Znj. Arta Marku, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës më datë 13.01.2022", njoftoi KED.

 

Të fundit