Flash News

E-TJERA

Vakancat në Gjykatën e Lartë, KLGJ i propozon 4 emra Metës

Vakancat në Gjykatën e Lartë, KLGJ i propozon 4 emra Metës
Foto ilustruese

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit Ilir Meta katër emra për pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarët që KLGJ i ka çuar Metës janë Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi.

Këshilli ka vendosur fillimin e fazës së dytë të ngritjes në detyrë, procedurën e përzgjedhjes, duke caktuar edhe relatorin përkatës, pas zhvillimit të shortit.

KLGJ njofton se gjatë kësaj faze, një nga kandidatët u tërhoq nga kandidimi.

"Këshilli i Lartë Gjyqësor siguron opinionin publik se do të vijojë punën intensive dhe do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm, që pavarësisht vështirësive, të përfundojë sa më parë procesin e plotësimit të vendeve të tjera të lira në sistemin gjyqësor, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi", thuhet më tej në njoftim.

Të fundit