Flash News

E-TJERA

Vakancat në Kushtetuese/ KED hedh shortin, caktohen relatorët që do të vlerësojnë kandidatët

Vakancat në Kushtetuese/ KED hedh shortin, caktohen relatorët që

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e sotme ka hedhur shortin për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Shorti është zhvilluar në mënyrë manuale, sipas dispozitave në fuqi, për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike.

Rezultatet e shortit janë si më poshtë:

1. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha:
Relator: Marsida Xhaferllari
Këshilltar: Besmir Rrapaj

2. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha:
Relator: Rilinda Selimi
Këshilltar: Laureta Nezaj

3. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant të Z. Gani Dizdari:
Relator: Elona Toro
Këshilltar: Saimir Nazifi

KED shprehet se ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante.

Sipas KED-së, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

Lista me 9 kandidatët e publikuar nga Gjykata e Lartë për tre vendet vakante: Albert Demirneli (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha); Alket Jaupi (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);

Dhimitrula Spiro (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha); Ervin Karamuço (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha, zj. Vitore Tusha dhe z. Gani Dizdari); Helena Papa (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);

Saimir Visha (pa specifikim për cilin nga vendet vakant); Sandër Beci (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha); Vatë Staka (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha) dhe Zhaklina Peto (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha).

Të fundit