Flash News

E-TJERA

Vakancat në Kushtetuese/ KED kërkon informacion në SHISH, hipoteka, banka dhe DSIK për kandidatët

Vakancat në Kushtetuese/ KED kërkon informacion në SHISH,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka kërkuar informacion për kandidatët që garojnë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Sipas "Report tv", KED ka dërguar kërkesë për informacion në Shërbimin Informativ të Shtetit, hipotekë, banka dhe Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Pas verifikimit të kandidaturave, do vihohet me intervistat dhe pikëzimet. Ky proces pritet që të zgjasë deri nga mesi i muajit tetor. Aktualiasht Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë, 6 prej tyre me mandat të plotë. Ndërsa kryetares, Vitore Tushës i ka përfunduar mandati.

Kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese janë:  Albert Demirneli, Alket Jaupi, Dhimitrula Spiro, Ervin Karamuço, Helena Papa, Saimir Visha, Sandër Beci, Vatë Staka dhe Zhaklina Peto.

Të fundit