Flash News

E-TJERA

Vakancat shqetësim për drejtësinë, Çela: Situatë e rënduar, mungojnë 42% e prokurorëve

Vakancat shqetësim për drejtësinë, Çela: Situatë

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela paraqiti bilancin e punës së institucionit përgjatë muajit Mars. Çela ngriti si shqetësim vakancat e shumta që solli vetting, pas pezullimit të disa prej prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Çela tha se krijimi i vakancave të përhershme dhe të përkohshme arriti deri në 42%, duke paraqitur një situatë të rënduar për prokurorët. Kreu i Prokurorisë tha se me gjithë mungesat, prokurorët dhe gjyqtarët kanë arritur të arrijnë disa nga objektivat e synuar.

“Vitin e kaluar vijoi krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve për shkak të rivlerësimit kalimtar. Ndërkohë, mëgjithë situatën e rënduar, prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse në prokurori vazhduan përpjekjet për të përballuar këtë gjendje kalimtare.

Përgjatë vitit 2022 është kryer mjaft punë për arritjen e një sërë objektivash në fokusin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme. Do të evidentoja këtumasat administrative dhe procedurale institucionale, siç janë miratimi i udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për të vijuar unifikimin e veprimtarisë së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre, për rritjen e efiçensës dhe efektivitetit në veprimtarinë e sistemit të prokurorisë bazuar në një kuadër normativ të unifikuar dhe sa më të konsoliduar në veprimtarinë institucionale”, tha Çela.

Të fundit