Flash News

E-TJERA

Vaksina anti-covid, Pipero, Alimehemti dhe Brataj flasin për paqartësitë dhe sigurinë e saj

Vaksina anti-covid, Pipero, Alimehemti dhe Brataj flasin për

Britania nis vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit ditën e hënë. Lidhur me prodhimin dhe sigurinë e saj Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe mjeku epidemiliog Ilir Alimehmeti dhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero kanë dhënë opinionet e tyre. Për ta lajmi i vaksinës jep shpresë, por ka disa paqartësi si protokollet, thanë nmjekët në 'Real Story'.

"Nuk i kemi të dhnëat për vaksinën ndaj jam skeptik. Nuk janë të rishikuara nga ekspertë dhe nuk dimë as protokollet. Të dhënat mbi sigurinë janë shumë të rëndësishme, por nuk janë raportuar qartë", tha Alimehmeti .

Ndërkohë që Brataj se po "Diskutohet efekti afatgjatë. Unë jam i qetë, e kam thënë që brenda vitit do dalë vaksina. U vu gjithë bota në kërkim dhe u bë gati brenda një periudhe të shkurtër. Shtetet e pasura që u goditën më shume dhe e morën më lehtë, në një kohë të shkurtër morën masa të menjëhershme. Ku janë rezultat pse sna bëhen transparente të dhënat. E vetmja gjë që nuk vërtetojmë dot është se sa do zgjasim".

Të gjithë mendojmë se zgjidhje është vaksina. Kështu u shpreh Pipero, ndërsa shtoi se "masat ndihmojmë, po vaksina jep zgjidhje.Vaksina ka hapat e saj për tu aplikuar. Pas aplikimit të parë nuk do të thotë që krijohet imunitet".

Të fundit