Flash News

E-TJERA

Vaksina HPV/ Në janar të 2024 do vaksinohen edhe vajzat 14-20 vjeç

Vaksina HPV/ Në janar të 2024 do vaksinohen edhe vajzat 14-20

16 mijë vajza të moshës 13-vjeçare parashikohet që deri në fund të këtij viti të kenë injektuar vaksinën kundër Human Papiloma virusit, që i mbron nga kanceri i qafës së mitrës.

Ekspertët e institutit të shëndeti publik, bëjnë me dije se një pjesë e mirë e vajzave të lindura në vitet 2009-2010 e kanë marrë tashmë vaksinën ndërsa është planifikuar që nga janari i vitit të ardhshëm ajo të aplikohet edhe tek vajzat mbi 14 vjeç.

Gjatë këtij viti u vu re një rritje e kërkesës nga vajzat më të rritura, 14, 18, 20 vjeç për t’u vaksinuar. Kemi menduar të organizojmë një fushatë vaksinimi për të gjitha vajzat mbi 14 vjeç e sipër për t’i vaksinuar nga Janari i viti 2024 e në vazhdim në mënyrë që edhe ato të kenë mundësi të vaksinohen ndaj HPV”,- tha Rovena Daja përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit ISHP

Vajzat e grupmoshës 14-20 vjeç do të identifikohen nëpërmjet një fushate të quajtur “catch-up”, procesi pritet të zgjas disa muaj.

 “Këto fushata zgjasin nga 6-12 muaj për t’i kapur të gjitha vajzat e kësaj grupmoshe që duhet të vaksinohen”,-tha Rovena Daja për RTSH.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve vaksina ofrohet në një dozë të vetme.

 

Të fundit