Flash News

E-TJERA

“Vaksina nuk e dëmton fertilitetin dhe ADN-në”, Brataj: Italia i mbylli kufijtë jo për shkakun tonë

“Vaksina nuk e dëmton fertilitetin dhe ADN-në”, Brataj:

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

I ftuar në A2 CNN, Brataj bëri me dije se në 24 orët e fundit nga 64 vizita që janë kryer, 28 prej tyre janë dërguar në spital. Brataj shtoi se disa qytetarë kanë arritur t’i rezistojnë shtrimit në spital.

“Indikatorët dhe shifrat nuk janë alarmantë. Të jemi koshientë të gjendjes ka rritje prej ditësh të të infektuarve, vazhdojnë që thërrasin nga shtëpia, ka qytetarë që rezistojnë shtrimin në spital. Në 24 orë e fundit nga 64 vizita në banese 28 janë dërguar në spital. Vazhdojnë shtrimet dhe janë forma të rënda. 2-3 fishi i tyre është forma e mesme apo e lehtë. Format e lehta janë në një numër të madh. Fakt është që përqindja e infeksionit është rritur disi”, u shpreh Brataj.

Brataj apeloi qytetarët të vaksinohen duke hedhur poshtë zërat se vaksina ndikon në ADN dhe fertilitet.

“Dëmtimi në fertilitet dhe ADN nuk është i vërtetë. Efektet anësore dihen, temperatura, dhimbja e kokës që janë reaksion zinxhir që ndodh në organizëm. Por përbërësit e vaksinave janë ndryshuar herë pas herë që të jenë në minimum sa të jetë e mundur”, shtoi kreu i Urgjencës.

Lidhur me mbylljen e kufijve nga Italia, Brataj tha se nuk është Shqipëria shkakpër izolimin e kufijve. Sipas tij rastet e shtuara me Covid-19 në Itali, e detyruan të marrë atë vendim.

“Italia i mbylli kufijtë se ka rritje të të infektuarve, duke parë numrin e rritjes së të infektuarve merr masa. Nuk është Shqipëria që është shtet i bllokuar”, tha Brataj.

 

Të fundit