Flash News

E-TJERA

Vaksinat anti-covid, mjeku Koni: Mund të ketë efekte anësore që munda të dalin më vonë

Vaksinat anti-covid, mjeku Koni: Mund të ketë efekte anësore

Mjeku Artan Koni deklaron se vaksinat e prodhuara anti-covid mund të kenë efekte anësore në të ardhmen.

Duke folur në ‘Real Story’, mjeku thotë se arrin në këtë konkluzion për faktin se vaksina ka dalë shumë shpejt, kur zakonisht do deri në dy vjet, dhe se vaksinat janë kryer fillimisht te vullnetarë që nuk janë fëmijë, të moshuar etj.

“Ka rrezik dhe është më i lartë se vaksinat tjera. Prodhimi do shumë kohë. Jemi shpejtuar shumë. Ata që janë vaksinuar janë vetëofruar, që zakonisht nuk janë pensionistë, fëmijë, me sëmundje shoqëruese.

Vaksinimi i popullsisë tregon rezultatet e vërteta. Mund të ketë efekte anësore që munda të dalin më vonë.

Kur doli në fillim vaksina e gripit ishte e tillë, 95% efektive. Vaksinat kanë përqindjet e tyre të efekteve anësore, shumica janë të vogla ose dytësore që nuk të bëjnë të heqësh dorë nga vaksinimi”, tha mjeku.

Të fundit