Flash News

E-TJERA

Vaksinat erdhën nga Gjermania? Ambasada: Nuk kemi informacion

Vaksinat erdhën nga Gjermania? Ambasada: Nuk kemi informacion
Foto Ilustruese

Një ditë më parë në media qarkulloi një dokument, ku pretendohej se dozat e para të vaksinës Pfizer janë dhuruar nga Gjermania. Të gjitha këto pretendime nisën të ngriheshin pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi që i ka dhënë është pjesë e BE-së.

Nisur nga këto të dhëna “Exit Neës” ka kërkuar një koment nga Ambasada Gjermane, e cila është përgjigjur se nuk ka asnjë informacion mbi vaksinat që  kanë ardhur në vendin në 11 janar.

Ambasada Gjermane nuk ka lënë pa përmendur ndihmën që ka dhënë ky shtet për Shqipërinë në mënaxhimin e pandemisë.

Reagimi i plotë:

Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021.

Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe ne mënyra të ndryshme. Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin pergjate krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation.

Të fundit