Flash News

E-TJERA

Vaksinimi i detyruar, 30 shtatori afati i fundit për mësuesit dhe pedagogët

Vaksinimi i detyruar, 30 shtatori afati i fundit për mësuesit dhe

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të studentëve në prag të rikthimit në auditore me nisjen e vitiit të ri akademik.

Manastrliu tha se afati i fundit për të bërë vaksinën, për pedagogët dhe mësuesit është data 30 shtator. Sipas saj,. deri tani janë afro 60% e tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

“Për pedagogët dhe mësuesit kemi vendosur edhe afatin që është 30 shtatori, në mënyrë që ta kryejmë këtë proces. Janë më shumë se 60% e mësuesve që i kanë bërë tashmë të dyja dozat, pra janë vaksinuar plotësisht. Ndërkohë që presim edhe këto ditë dhe jam e bindur që brenda shtatorit ne do të arrijmë rezultate shumë të mira përsa i përket mbulesës vaksinale tek kategoria e mësuesve dhe pedagogëve, por edhe edukatorëve të kopshteve dhe çerdheve pasi edhe ato janë në fokus të punës sonë të përditshme përsa i përket vaksinimit”, tha Manastirliu.

Muaji shtator është muaj i hapur i vaksinimit për studentët, mësuesit dhe pedagogët. Në kuadër të nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu i ka bërë vazhdimisht thirrje studentëve të kryejnë vaksinën, për të qenë të gatshëm për tu ulur në auditor.

Të fundit