Flash News

E-TJERA

Vaksinimi i fëmijëve/ Interesi mbetet i ulët, 47% e qytetarëve kanë marrë të dyja dozat

Vaksinimi i fëmijëve/ Interesi mbetet i ulët, 47% e
Foto Ilustruese

Dy muaj pasi Instituti i Shëndetit Publik autorizoi vaksinimin e fëmijëve, interesi vijon të mbetet i ulët. Ata fëmijë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCovid, janë të paktë në numër.

Për RTV Ora, ISHP tregon se vihet re një ndërgjegjësim i ulët i prindërve të cilët kërkojnë të marrin dozën e vaksinës.

“Kemi pasur prindër të ndërgjegjësuar të cilët kanë paraqitur fëmijët e tyre, numri është akoma në fillim. Aktualisht dozën e parë e kanë marrë 47%, ndërkohë me dozë të dytë kjo vlerë është 42%, kemi edhe dozat e treta ku ky numër ka arritur 60 mijë vaksinime”, tha një eksperte pranë ISHP.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri tani, në vendin tonë kanë mbërritur 2.663.100 doza, ndërsa në muajt e fundit furnizimi ka ardhur vetëm nga kompania Pfizer- Biontech.

ISHP pohon se pavarësisht numrit të madh të dozave që kanë mbërritur, nuk është gjetur asnjë skadencë e vaksinës Pfizer.

“Vaksina Pfizer është administruar shumë mirë në të gjithë vendin dhe nuk kemi pasur vaksinë të skaduar të Pfizer në të gjitha qendrat ku është ofruar vaksinimi  ndaj Covid-19”, tregon ekspertja.

Të fundit