Flash News

E-TJERA

Vaksinimi i personaliteteve, ish-presidenti Alfred Moisiu e merr të dielën: Mosha jonë “një saçme do”

Vaksinimi i personaliteteve, ish-presidenti Alfred Moisiu e merr të

Pensionistët personalitete do të jenë kategoria që do të jenë të radhës për tu vaksinuar nga Covid-19, njoftoi një ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Kjo deklaratë ka ngjallur debate të shumta, ndërsa mësohet se cili do të jetë një nga këta të përzgjedhur, i cili do marrë dozën e parë të vaksinës të dielën në ‘Air Albania’.

Sipas ABC, ndër personat që do vaksinohen do jetë ish presidenti Alfred Moisiu, 92-vjeç.

 “Po, më ka njoftuar, do ta injektoj ditën e diel në orën 09:30 për të bërë vaksinën te stadiumi “Air Albania” tha ai.

Duke komentuar vendimin e qeverisë, Moisiu tha se “kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”.

Të fundit