Flash News

E-TJERA

Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë

Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar qira Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ambientet e stadiumit Air Albania, që aktualisht është në dispozicion për procesin e vaksinimit ndaj COVID-19.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se arsyeja e kësaj kërkese është sepse gjatë kësaj periudhe stadiumi ka një kosto të konsiderueshme mirëmbajtje. Gjithashtu FSHF-së i është premtuar që stadiumi do të jenë në dispozicion të tyre para datës 28 mars, kur Kombëtarja do të luajë ndeshjen kundër Anglisë për eliminatoret e Botërorit.

Shqipëria filloi procesin e vaksinimit më 11 janar me 975 dozat e para të Pfizer, prejardhja e të cilave mbetet ende mister.

Të fundit