Flash News

E-TJERA

Vala “Cerberus” mbërthen Shqipërinë: Të premten temperatura rekord

Vala “Cerberus” mbërthen Shqipërinë: Të premten

Prej ditësh tashmë Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit "Cerberus", valë që ka mbërthyer të gjithë Europën Jugore.

Vala e të nxehtit “Cerberus”, e quajtur sipas përbindëshit me tre koka Cerberus, do të sjellë kushte ekstreme gjatë ditëve në vijim.

Këtë të enjte termometri në vend shkoi deri në 41 gradë Celsius në hije, për të kulmuar të premten me 42 gradë.

Nesër do thoja është dita më e nxehtë e javës. Elbasani, Gjirokastra, Kuçova, Berati presin vlerën 42 gradë, mund të tejkalohet edhe kjo vlerë. Tirana, Fieri, Lushnja dhe gjithë ultësira perëndimore do shënojnë 40 apo lehtësisht mbi 40, pak më freskët bregdeti, problematike situata në Kukës dhe Has me temperatura të larta”, tha meteorologia Lajda Porja për Tv Klan.

Kjo valë e të nxehtit me temperatura ekstreme pritet të qëndrojë gjatë në Shqipëri deri në fund të muajit Korrik.

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gadishullin Iberik, Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë janë pasojë e ndryshimeve klimatike.

“Pritet që kjo valë jo vetëm të jetë e gjatë, po të jetë edhe shumë e egër. Është quajtur vala Cerberus, ose ndryshe qeni i ferrit me tre kokë, për shkak se ka tre kulme të nxehtësisë. Kulmi i parë do jetë ditën e nesërme.

Temperaturat ekstremisht të larta që priten përgjatë kësaj vale do jenë Italia Jugore, Veriu i Greqisë, Maqedonia e Veriut, dhe Turqia jo vetëm do shënojnë vlera 42 gradë po mund të thyejnë edhe rekorde historike.”, shtoi ajo.

Piku i vapës do jetë nga ora 12 deri në 14, orar për të cilin rekomandohet reduktimi i lëvizjeve.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit