Flash News

E-TJERA

Vala e rritjes së çmimeve, Sejko: Do ndikojë inflacionin, së shpejti edhe kursin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë

Vala e rritjes së çmimeve, Sejko: Do ndikojë inflacionin,

Guvernatori i Bankës së Shqipëri, Gent Sejko ka deklaruar se vala e rritjes së çmimeve të produkteve energjetike dhe ushqimeve mund të sjellë një shtrëngim gradual të politikës monetare gjatë tremujorëve në vazhdim. 

Duke folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Sejko deklaroi se nëse kjo rritje e çmimeve do të provohet e qëndrueshme dhe do të jetë më e lartë se pritjet aktuale,  do të ndikojë inflacionin edhe në Shqipëri, por mund të sjellë një shtrëngim gradual edhe të politikës monetare gjatë tremujorëve në vazhdim. 

“Rritja e çmimeve në tregjet botërore do ketë ndikim në fryrjen e inflacionit në vend dhe në votë. Ruhet kahu stimulues i politikës monetare. Do i shërbejë kthimit të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv.
Rritja ekonomike rezultoi më i shpejtë dhe niveli i inflacionit disi më i lartë se parashikimi. Rritja e inflacionit pasqyroi goditjet që vijnë nga rrjeti i huaj.
Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rritje të shpejtë vitin e ardhshëm.
Në rast se kjo rritje e çmimeve provohet më e fortë Këshilli mbikëqyrës i gatshëm të rishikojë politikën monetare”, tha Sejko.

Në linjë edhe me parashikimet e institucioneve të huaja homologe, Banka e Shqipërisë pret që situata e çmimeve të ushqimeve dhe lëndëve të para të stabilizohet gjatë vitit të ardhshëm. Megjithëse efekti i rritjes së çmimeve sipas Sejkos pritet të jetë kalimtar, Banka e Shqipërisë nuk e përjashton që efektet e saj inflacioniste të kushtëzojnë një kthim të kursit të politikës monetare më shpejt nga sa parashikohej.

Të fundit