Flash News

E-TJERA

Valdrin Pjetri 'i shpëton' drejtësisë, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj ish-kryebashkiakut socialist

Valdrin Pjetri 'i shpëton' drejtësisë, Gjykata e
Foto Ilustruese/ Valdrin Pjetri

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Valdrin Pjetri, i pandehur për falsifikim të formularëve, nuk do të gjykohet dhe as hetohet më nga Prokuroria.

Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Tiranës ka deklaruar se ish-kryebashkiaku socialist i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, nuk mund të deklaronte problemet me drejtësinë italiane pasi vetë autoritetet atje ia kishin ndaluar atë.

Pjetri u mor i pandehur pasi Partia Demokratike publikoi disa dokumenta sipas të cilave thuhej se ish-kryebashkiaku i Shkodrës ishte dënuar në Itali. Pas hetimeve dhe mbërritjes së një letër-porosie nga Italia, akuzat për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të dhënave u provuan.

Kështu, fituesi socialist i zgjedhjeve në Shkodër dha dorëheqjen nga posti dhe nuk shkoi asnjë ditë në zyrën e kryebashkiakut. Në vend të tij, në Shkodër ka mbetur kryebashkiake Voltana Ademi, pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë dekretuar zgjedhje të reja.

Kandidati socialist para zgjedhjeve të 30 qershorit mbante pozicionin e kryeregjistruesit në Zyrën e Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ndërkohë që më parë qe angazhuar në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara sipas “ligjit Anti-Mafia dhe Financimit të Terrorizmit” dhe pati mbajtur poste të rëndësishme në ministrinë e Mbrojtjes.

Të fundit