Flash News

E-TJERA

“Valët e muzikës përhapin Covid-19”, Klosi nuk tërhiqet: I qëndroj asaj deklarate. Kam mbaruar për elektronikë dhe e di si funksionon

“Valët e muzikës përhapin Covid-19”, Klosi nuk

Ndonëse ngjalli shumë reagime, sidomos në rrjetet sociale, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaron se vijon t’i qëndrojë deklaratës së pak muajve më parë, kur tha se “valët e muzikës përhapin Covid-19”.

I ftuar në ABC, ministri thotë se e ka patur fjalën se muzika e lartë në ambiente të mbyllura përbën rrezik për përhapjen e virusit, pasi njerëzit detyrohen të afrohen më shumë e të flasin me zë më të lartë, duke i çuar kështu më larg spërklat.

 “I qëndroj deklaratës për muzikën. Është shumë evidente, në vende ku ka muzikë të lartë nuk do duhet të rrihet. U kërkova ndjesë komunitetit të artistëve. Nuk të vret muzika, muzika, e lartë në ambiente të mbyllura, valët e muzikës, njerëzit flasin me zë të lartë, nuk duhet në vende të mbyllura me muzikë të lartë të qëndrojmë… ajo vala krijon..Kam mbaruar për elektronikë, e di si funksionon, qesha me ata që bënë humor”, tha Klosi.

Të fundit