Flash News

E-TJERA

“Vallja e Ngjalës” dhe Vallja Dyshe Myzeqare shpallen pasuri kombëtare

“Vallja e Ngjalës” dhe Vallja Dyshe Myzeqare shpallen pasuri

Vallja e Ngjalës, Vallja Dyshe Myzeqare, dijebërja e veshjes zadrimore dhe dijebërja e qeleshes janë shpallur “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpalli në mbledhjen e radhës disa thesare që mbajnë gjallë shpirtin, historinë dhe identitetin tonë kombëtar, si “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”:

Dijebërja dhe format e përdorimit të veshjes tradicionale të gruas dhe vajzës zadrimore;

Vallja e Ngjalës, vallja Dyshe Myzeqare, dijebërja e qeleshes (plisi, kësula, kapuçi, qylahi, kapica, takija, qylafi), tradita e thurjes me gjilpërë me oje/ojna/ojma/cimb.

Jo vetëm zakone apo forma arti, këto pasuri janë rrënjët tona, kujtesa e gjallë e brezave dhe identiteti që na bashkon si komb.  T’i ruajmë, t’i trashëgojmë me krenari dhe t’i përcjellim me dashuri tek brezat, sepse aty rreh zemra e vërtetë e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (@mtks.gov.al)

Të fundit