Flash News

E-TJERA

Valteri: Po përgatis një padi për dy ministra në qeverinë Rama, do e çoj në SPAK

Valteri: Po përgatis një padi për dy ministra në

Ish-deputeti Halit Valteri ka deklaruar se po përgatit një padi për dy ministra që janë aktualisht në qeverinë e Edi Ramës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Valteri nuk përmendi emra ndërsa shtoi se do të padisë dhe disa kompani që sipas tij janë lënë në harresë nga drejtësia.

“Sot jam në krahun e SPAK që pas një gjumi letargjik dhe pas një mori dosjesh të depozituara  kemi parë që janë arrestuar biznesmenë që kanë përfituar para nga inceneratorët.

Personazhe të tillë janë kudo, në çdo tender gjen njerëz  të tillë. Inkurajoj SPAK që jo vetëm këta të 10 por janë dhe 110 të tjerë që  dalin te letrat e inceneratorëve. Po përgatis një padi tjetër për ta depozituar në SPAK, ku janë dy ministra të qeverisë Rama dhe disa kompani që janë lënë në harresë”- u shpreh Valteri.

Kujtojmë se Valteri, ish deputet i opozitës parlamentare iu bashkua socialistëve pak para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në listën e të cilëve u rendit i 35-ti në qarkun e Tiranës.

Të fundit