Flash News

E-TJERA

Vangjeli: 6 deputetë të PS nuk do e përfundojnë mandatin

Vangjeli: 6 deputetë të PS nuk do e përfundojnë mandatin

Gazetari Lorenc Vangjeli thotë se kryeministri Edi Rama nuk e ka problem nëse vendos persona me ‘precedentë penale’ në listën e deputetëve.

I ftuar në Syri tv, Vangjeli theksoi se Rama nuk shikon emrat e kandidatëve, por thjesht numrin e votave. Sipas tij, 6 kandidatë për deputet të PS, nuk do e përfundojnë mandatin deri në fund nëse e fitojnë atë.

“Rama nuk bën llogari me emra por me numra. Lista e tij është krijuar sipas metodologjisë së tij, është bërë që të krijojë më shumë numra dhe pas 11 majit secili është në fatin e vet. Atëherë numrat do të kthehen në emra dhe më pas do të vijë deputeti pasardhës, nëse do të ketë një problem me SPAK-un. Në listën e publikuar të PS, nja 6 veta që mendohet që do ta marrin mandatin nga KQZ-ja, nuk do ta ushtrojnë detyrën e deputetit deri në fund.” tha Vangjeli.

Të fundit