Flash News

E-TJERA

Vangjeli: Brenda 2 javësh mund të kemi persona të tjerë ‘non grata’ nga SHBA

Vangjeli: Brenda 2 javësh mund të kemi persona të tjerë

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se brenda dy javësh mund të ketë persona të tjerë të shpallur non grata nga SHBA.

“Në harkun e një ose 2 javëve mund të kemi persona të tjerë non grata”, tha Vangjeli i ftuar në emisionin “Log.” në Abc, Vangjeli, duke komentuar përplasjet mes ambasadores Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Analisti u shpreh se ambasadorët e SHBA-ve kanë pasur një marrëdhënie të frakturuara me Berishën.

“Është aktivitet normal dhe diplomatik i ambasadores. Ka ca pak njerëz që të vënë bast që kjo gjë që do të ndodhë që do të ketë non grata. Mund të ndodhë brenda pak ditësh. Të gjithë ambasadorët e SHBA-ve kanë pasur një marrëdhënie të frakturuara me Berishën”, tha ai.

 

Të fundit