Flash News

E-TJERA

Vangjeli: Diplomati amerikan kërkoi Rudina Hajdarin si kryetare e PD

Vangjeli: Diplomati amerikan kërkoi Rudina Hajdarin si kryetare e PD

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore i ka kërkuar në 2018-ën ish kryeministrit Sali Berisha të ndikonte në ndryshimin e lidershipit të PD-së, pas situatës së krijuar me publikimin e artikullit në revistën “Mother Jones”.

Të ftuar në Opinion, Vangjeli e pyeti Berishën lidhur me këtë takim dhe shtoi se atij iu kërkua të mbështeste vendosjen e Rudina Hajdarit në krye të PD-së, por ish-kryeministri që e ka refuzuar.

Pjesë nga biseda në studio

Berisha: Unë mendoj se nuk duhet të bëj publike një bisedë konfidenciale. Ka patur shqiptarë por edhe vetë zonja Kim u ka thënë të tjerëve që ne e kemi paralajmëruar Berishën dhe një nga emrat është ky emër.

Fevziu: Çfarë ju ka kërkuar Moore, për ta bërë kryetar partie?

Berisha: Të mbështes politikisht një person. Brenda PD-së.

Vangjeli: Erdhi nga SHBA t’ju kërkonte?

Berisha: Jo, ai erdhi për një aktivitet, mbulonte organizatat ndërkombëtare në DASH.

Fevziu: Kush ishte personi?

Vangjeli: Po them të vetmin emër, që nuk e ka thënë Moore, por e keni thënë ju në mënyrë konfidenciale dhe në mënyrë konfidenciale e kam marr dhe unë, është zonja Rudina Hajdari. Kjo ka ndodhur në 2018.

Në takimin e fundit ju është prezantuar pikërisht ky faul i zotit Basha me financimet e mundshme ruse, kur Nik Muzin deklaroi që kishte dhe një dërgesë tjetër prej 500 mijë dollarësh. Historia vazhdon, sepse përmendet edhe emri i një turku dhe në atë kohë ju është kërkuar të ndryshoni lidershipin e PD dhe kandidatura ka qenë Rudina Hajdari, e keni kundërshtuar. Kjo ka qenë besëlidhja e juaj e parë me Lulzim Bashën.

Të fundit