Flash News

E-TJERA

Vangjeli paralajmëron: Një grup i madh prokurorësh vjen në Shqipëri, është hapur telefoni i një personazhi

Vangjeli paralajmëron: Një grup i madh prokurorësh vjen në

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar zhvillime të reja lidhur me botën e krimit.

I ftuar në studion e ‘Log’ në Abc News, Vangjeli tha se një grup i madh prokurorësh pritet të vijnë në Shqipëri brenda një muaji lidhur me disa personazhe të përfshirë në botën e krimit.

Vangjeli tregoi se është dekoduar telefoni i një personazhi të njohur i arrestuar nën akuzë për vrasje, ku ka pamje e regjistrime që implikojnë edhe të tjerë.

“Brenda një muaji mendohet që një grup i madh me prokurorë mund të vinë në Shqipëri, nga Franca, Belgjika dhe Holanda. Dekodimi përfshin një sasi të frikshme dhe të pabesueshme të botës së krimit me personazhe që nuk ua merr mend. EncroChat është një platformë. Përdorej si mënyrë e sigurt komunikimi. Po përkthehet në mënyrë të ethshme. Sesa janë të sakta kjo është tjetër histori. Ka indicie por është dekoduar telefoni i një personazhi që është arrestuar nën akuzë për vrasje dhe thuhet që brenda këtij telefoni ka gjëra të cilat shumë kënd e lënë pa gjumë. Biseda, video dhe gjëra të tjerat cilat prokurorët kanë parë. krimi i rrugës është i egër,por është një tjetër lloj krimi që e gjen te rrugica e Bllokut dhe Salës që mund të trondisë shumëkënd”, tha ai.

Të fundit