Flash News

E-TJERA

Vangjush Dako kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

Vangjush Dako kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë. Dako i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Posaçëm të shtatorit 2025, që la në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg ndaj tij, si fajtor për “shpërdorim të detyrës”.

Vendimit të Apelit i është bërë rekurs edhe nga të bashkëpandehurit e tij, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku të gjetur fajtorë për shpërdorim detyre rreth tenderave në bashki.

Sipas raportimeve, Gjykata e Lartë me dorëzimin e rekursit ka hedhur shortin ku dhe është caktuar si relator gjyqtari i lartë, Genti Shala.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor 2023 dhe u lirua në shkurt 2024 pasi i përfundoi afati i paraburgimit. Më pas qëndroi në arrest shtëpie deri më 25 nëntor 2024, kur GJKKO e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste.

Të fundit