Flash News

E-TJERA

VanHorn takon ministrat e rinj të Ramës, iu kujton luftën ndaj karteleve

VanHorn takon ministrat e rinj të Ramës, iu kujton luftën ndaj

Nancy VanHorn, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ka zhvilluar një takim me ministrat e rinj të qeverisë Rama.

Në një postim, ambasada amerikane ka zbardhur diskutimet mes VanHorn dhe ministrave. Zyrtarja amerikane e ka vënë theksin tek lufta dhe eliminimi i karteleve të krimit të organizuar.

“Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët”, shkruan ambasada.

Të fundit