Flash News

E-TJERA

VAR-i ‘djeg’ Tiranën, Egnatia ‘i rrëmben’ pikët bardhebluve

VAR-i ‘djeg’ Tiranën, Egnatia ‘i rrëmben’

Sfida mes Tiranës dhe Egnatia është mbyllur me barazim. Bardheblutë e Gugash Meganit nuk arritën dot të triumfojnë përballë Egnatias, e cila arriti t’i rrëmbeje pikët e arta në transfertë me Tiranën.

I pari zyrtarizoi hapjen e sfidës ishte Seferi, i cili shënoi në minutën e 51-të nga distanca. Por festa e Tiranës do të zgjaste vetëm 6 minuta, kur Imeri iu kundërpërgjigj Seferit.

Bardheblutë këmbëngulën për fitore. Në minutën e 63-të, ishte përsëri Seferi i cili tundi rrjetën e kundërshtarëve, por sistemi VAR anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Një ndeshje që i pati të gjitha, golat spektakolarë, tentativat e vazhdueshme për triumf, pretendimet për penallti dhe gjykimet e sistemit VAR, nuk arrit dot të nxirrte bardheblutë e Tiranës triumfues.

Të fundit