Flash News

E-TJERA

Varhelyi: Duhet të marrim përgjegjësitë dhe të zhvillojmë Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe MV

Varhelyi: Duhet të marrim përgjegjësitë dhe të

Duhet të zhvillojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu tha Komisioneri për zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi para nisjes së samitit në Slloveni.

Ai shprehu angazhimin e BE-së për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se duhen marrë përgjegjësitë dhe vendimet e duhura për finalizimin e këtij procesi.

Varhelyi shtoi se BE duhet të liberalizojë vizat për Kosovën dhe të hapë kapitujt me Serbinë.

“Jo vetëm do të konfirmojnë, por do ta bëjnë edhe shumë të qartë, që jemi të përkushtuar për integrim të plotë dhe anëtarësim të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Evropian. Prandaj do të duhet të marrim përgjegjësitë tona, dhe vendimet e duhura, që çojnë në këtë drejtim.

Pra duhet të zhvillojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të hapim kapitujt me Serbinë, të përshpejtojmë procesin e shpalljes së Bosnje-Hercegovinës vend kandidat, dhe të miratojmë liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh ai.

Të fundit